Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

2.05.2015

Brezit të dytë të emigrantëve do t’i jepet nënshtetësi greke



A.Cipras

Kryeministri i sapozgjedhur premton dhe të drejtë vote për zgjedhjet lokale

Nënshtetësia – Në fillim, besojmë se duhet të jepet nënshtetësia greke te fëmijët që lindin në territorin grek. Së dyti, të njihet te nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme në Greqi, statusi i banorit me afat të gjatë qëndrimi
Vota – Do të duhet të ndihmohet pjesëmarrja aktive në shoqërinë vendase, si dhe marrja e përgjegjësisë në vendin ku secili banon. Për këtë arsye kërkojmë të drejtë vote në zgjedhjet lokale për cilindo emigrant që banon më tepër se 5 vjet në Greqi
Për Shqipërinë – “Besoj se bashkatdhetarët tuaj janë ata që fuqizuan ekonominë greke në shumë mënyra. Ekzistenca e emigrantëve në Greqi, ndihmon dhe Shqipërinë nëse kemi parasysh dërgesat e parave, investimet si dhe, nga ana tjetër, numrin e lartë të firmave greke në atdheun tuaj”
Cipras (2)Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një intervistë dhënë për Plus Gazeta e Athinës premton për dhënien e nënshtetësisë së fëmijëve të emigrantëve, duke bërë të ditur se ata që jetojnë prej 5 vitesh në shtetin fqinj, do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.
Problemi
Zgjidhja e ilegalitetit të emigrantëve është një nga problemet kryesore të Greqisë, e që për Kryeministrin 40-vjeçar duhet të marrë zgjidhje. “Problemi i madh për të cilin shoqëria greke duhet të marrë përsipër përgjegjësinë politike dhe nismën për ta zgjidhur atë, është statusi i ilegalitetit në të cilin ndodhen fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi, dhe mësojnë në shkollat greke. Këta fëmijë janë të njohur si emigrantë të brezit të dytë, megjithëse nuk kanë emigruar kurrë, por kanë lindur në atdheun tonë, dhe ndërkaq janë në errësirë, sepse, sipas juridiksionit për çështjet e shtetësisë, nuk lejohet regjistrimi i tyre në gjendjet civile, si dhe lëshimi i certifikatave. Akti i vërtetimit të lindjes të fëmijës në Greqi, e vetmja gjë që bën është të tregojë vendlindjen e ekzistencës të tyre biologjike, pa u përfshirë këtu të drejta themelore. Po të mendojë dikush, që për shumë fëmijë, shteti ku kanë lindur prindërit e tyre që të lëshojë pasaportë për fëmijët kërkon lindjen e fëmijëve në territorin e tij, kuptojmë se në çfarë udhëkryqi ndodhemi. Në thelb, këta fëmijë nuk ekzistojnë as për shtetin e prindërve të tyre, as për Greqinë, kështu që mbeten persona pa shtetësi. I tillë është edhe rasti i Katintza nga Sierra Leone, me të cilën shkuam së bashku në mbrëmjen e Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, ka fëmijë që, edhe pse kanë lindur dhe janë rritur në Greqi, mbeten të paligjshëm, pasi bëhen 18 vjeç, sepse fati i tyre, deri më atëherë, varet nga ai i prindërve të tyre. Por kjo çështje do të zgjidhet tani me një proces special, edhe pse besoj se duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive”, thekson Cipras.
Nënshtetësia
Premtimi kryesor i Syrizës është dhënia e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në Greqi, si dhe për ata që mbarojnë shkollën e mesme. “Në fillim, besojmë se duhet të jepet nënshtetësia greke tek fëmijët që lindin në territorin grek. Së dyti, të njihet tek nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme në Greqi, statusi i banorit me afat të gjatë qëndrimi, pavarësisht nëse prindërit e tyre janë të ligjshëm apo të “paligjshëm”, sepse koordinimet e deritanishme lejojnë lëshimin e lejes së qëndrimit të fëmijëve, nga leja përkatëse që kanë prindërit. Në cilindo rast duhet të lehtësohen procedurat dhe të mos jenë shumë të izoluar akoma dhe nga statusi i banorit me leje afatgjatë qëndrimi”, – shprehet kryeministri grek Cipras. Më tej, në intervistën e tij, ai thekson se shteti grek nuk duhet t’i shohë emigrantët si problem, por që ata kanë probleme”. “Qëndrimi ynë i palëvizshëm, bazohet në principin se asnjë emigrant nuk është i paligjshëm. Emigrantët nuk janë problem, por përkundrazi, kanë probleme. Me këtë këndvështrim besojmë se mënyra me të cilën merren vendime për emigracionin në kuadrin e Bashkimit Europian, nuk duhet të na udhëheqë në një izolim të mëtejshëm të kontinentit europian dhe në një Europë-Kështjellë, në një përzgjedhje selektive të emigrantëve, por duhet që të gjithë emigrantët të konsiderohen të ligjshëm. Në një shkallë tjetër, besojmë se emigranti duhet të shijojë disa të drejta shoqërore (siç është e drejta për të pasur punësim të siguruar dhe mëditje të denja, të drejtën e mësimdhënies dhe të mësimit të gjuhës amtare, të drejtën e shërbimit shëndetësor etj). Paralelisht, do të duhet të ndihmohet pjesëmarrja aktive në shoqërinë vendase, si dhe marrja e përgjegjësisë në vendin ku secili banon. Për këtë arsye, kërkojmë të drejtë vote në zgjedhjet lokale për cilindo emigrant që banon më tepër se 5 vjet në Greqi”, shprehet Cipras. I sapozgjedhuri në krye të ekzekutivit grek jep mendim dhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin helen, duke shtuar se ndihmuan në rimëkëmbjen e Greqisë.
“Nuk kam ndonjë mendim të veçantë për emigrantët shqiptarë. Nuk duhet të diskriminojmë emigrantët dhe t’i vlerësojmë sipas vendit të prejardhjes së tyre. Nuk ekzistojnë emigrantë të mirë dhe emigrantë të këqij. Kudo ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Por meqenëse po këmbëngulni t’ju them një mendim, besoj se bashkatdhetarët tuaj janë ata që fuqizuan ekonominë greke në shumë mënyra. Ndërkaq, ekzistenca e emigrantëve në Greqi, ndihmon dhe Shqipërinë nëse kemi parasysh dërgesat e parave, investimet si dhe nga ana tjetër, numrin e lartë të firmave greke në atdheun tuaj!

7.02.2014

Toponimet, emigrantët: Ende pa zgjidhje

 

 

Dega e PS-së në Selanik, Janaqi: Jemi në pritje të certifikatave

Emigrantet SelanikEmigrantët shprehin shqetësimin se përplasjeve me shtetin grek për toponimet nuk u është dhënë zgjidhje akoma mes Athinës dhe Tiranës zyrtare. Firmosja e deklaratës së përbashkët mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek, Evangjelos Venizelos, për fillimin e zgjidhjes së çështjes së toponimeve duket se nuk është vënë  në zbatim. Ndonëse lëvizja në kufi me Greqinë është e lirë pa asnjë problem për sa u përket toponimeve,sipas emigrantëve që jetojnë në shtetin fqinj problemi qëndron në vonesën e fillimit të nxjerrjes së certifikatave nga pala shqiptare, në mënyrë të tillë që të bëhet dhe përsëritja e dokumenteve të tyre sipas marrëveshjes së firmosur. Në emër të tyre, sekretari i degës së Partisë Socialiste në Selanik, Spiro Janaqi, konfirmon për gazetën “Shqip” problemin aktual që ekziston me palën greke për shkak të vonesave të shkaktuara për nxjerrjen e certifikatave nga pala shqiptare. “Marrëveshja e toponimeve nuk ka filluar të zbatohet, vetëm lëvizja e lirë në dogana ka filluar që të jetë pa probleme, kurse në institucionet greke aty ku bëhet përsëritja e kartave nuk ka asnjë zhvillim. Ata presin certifikatat nga Shqipëria në bazë të marrëveshjes që është bërë mes dy palëve, në mënyrë të tillë që brenda muajit janar të vitit që vjen të zëvendësohen dokumentet. Certifikatat nuk kanë filluar ende që të dalin me emrat e rinj siç është rënë dakord edhe në firmosjen mes tyre. Rinovimi këtu i dokumenteve nuk bëhet për sa kohë pala shqiptare nuk nxjerr certifikatat siç duhet”, bën të ditur Janaqi. Përveç kësaj, fakti më shqetësues për emigrantët është pikërisht moskalimi në kufi i fëmijëve të lindur në Greqi, të cilët që nuk kanë dokumente të regjistrimit në vendin tonë. “Në kufij lejohet që të kalojnë fëmijët, por një pjesë e fëmijëve janë pa dokumente, sepse nuk kanë hyrë në procedurë për shkak të mungesës së certifikatës. Fëmijët që s’kanë pasaportë dhe dokumente nuk lëvizin dot”, thotë Janaqi, i cili ngre dyshime për fillimin e zbatimit të marrëveshjes mes dy palëve. “Ndonëse nuk është një datë për fillimin e procedurave për dhënien e certifikatave, marrëveshja mes dy shteteve për zgjidhjen e toponimeve do të jetë deri në janar. Në dijeninë tonë, pala shqiptare ende s’ka nisur me zgjidhen e kësaj çështjeje. Kjo vonesë s’duhet që të ndikohet nga çështja e pazgjidhur për kufirin detar”, thekson ai. Ndërkohë që të kontaktuar nga Ministria e Jashtme thonë se nuk kanë asnjë ankesë në rrugë zyrtare në lidhje me këtë shqetësim, ashtu siç nuk kanë ankim për ndalime në kufi me palën greke për raste të problemeve të toponimeve. Ndërkohë që problemi i toponimeve në kufij mes dy shteteve ka ekzistuar prej kohësh, derisa në muajin maj të këtij viti, sipas një deklarate të përbashkët të ministrave të Punëve të Jashtme të vendit tonë me shtetin fqinj të Greqisë mbi zgjidhjen e çështjes së toponimeve, pranohet parimisht lëvizja e lirë e qytetarëve deri në  janar të 2015-s që kanë të shqipëruar vendlindjen e tyre në shtetin helen. Pengesat në kufij kishin të bënin pikërisht me rastet e shkrimit në gjuhën shqip të vendlindjes së fëmijëve në shtetin grek. Sipas marrëveshjes këto do të bëhen brenda standardeve të kërkuara dhe mekanizmave funksionalë në OKB. Ndërkohë që në një takim me përfaqësuesit e Frontit Demokristian Shqiptar dje në Athinë emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës ngritën edhe disa shqetësime të tjera, duke thënë se janë lënë në harresë nga qeveria. Një ndër kërkesat e tyre themelore është e drejta për të votuar, çka sipas tyre u mohohet padrejtësisht prej 23 vitesh, ndërsa për kreun e FDSH, Eduart Ndocaj, klasa politike është fajtorja kryesore për këtë situatë.

Dy ministrat

Bushati dhe Venizelos arritën marrëveshje

Sipas deklaratës të përbashkët, dy ministrat e Jashtëm u pajtuan me mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. “Ramë dakord se një adresim te katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur te mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish. Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

6.30.2014

Taksa të reja për makinat dhe celularët

 

 

makinatKush posedon një automjet pritet të paguajë një tjetër taksë veç atyre që ka paguar deri tani. Qeveria ka përgatitur një projektligj që parashikon taksimin edhe të të gjithë personave që disponojnë një kartë sim celulari.
Ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat vendore”, që ka mbërritur në Kuvend, përcaktojnë detyrime të reja për qytetarët. Efekti i dy taksave shtesë për makinat dhe telefonat llogaritet në 6 milionë dollarë.
Nga taksa përjashtohen disa kategori si: të verbërit, personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët.
Një mijë lekë në vit do të jetë taksa e re për ata që disponojnë autovetura dhe 1500 për automjetet e tjera në varësi të numrit të akseve, vendeve dhe tonazhit.
Kjo taksë do të paguhet bashkë me atë të qarkullimit. Kërkesa për këtë taksë ka ardhur nga ministria e Shëndetësisë dhe i është propozuar Qeverisë nga Ministria e Financave.
celular-mesazh-kercenim
Sipas projektligjit këto para do të shkojnë për fondin e “Urgjencës mjekësore”.
Projektligji parashikon edhe aplikimin e gjobave për vonesa në pagesë të cilat do tëaplikohen në masën 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.
Ndërkaq pritet të aplikohet edhe një takse tjetër vjetore për cdo kartë sim.
Do të jetë 50 lekë në vit dhe fillimisht do t’i paguhet shtetit nga operatorët telefonikë e më pas do t'i mbahet përdoruesve.

Kjo vajzë hakmerret, infekton me HIV 324 meshkuj!

 

Kjo vajzë hakmerret, infekton me HIV 324 meshkuj!

 

Studentja nga Kenia, pas një nate qejfi, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë të panjohur, nga i cili u infektua me HIV. Ajo tani dëshiron të marrë hak mbi tërë gjininë mashkullore në mënyrë që t’i infektojnë ata. Plani i saj është që sëmundjen seksualisht të transmetueshme ta bartë te 2,000 burra!

Në Kenia, një studente nga Nakuru zbuloi se është e infektuar me dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur me 324 meshkuj.

Ky është një nga viruset më të rrezikshme në botë, dhe ajo atë e kishte marrë në një festë, nga një djalë i panjohur me të cilin kishte bërë marrëdhënie seksuale.

Çfarë është më e keqja e gjithë kësaj se, ajo dëshiron të infektojnë një total prej 2,000 njerëzve për t'u hakmarrë ndaj gjinisë mashkullore.

Vajza e zbuloi historinë e saj në Facebook, në faqen “Skandalet Keniane”, ku tha se dëshironte të zbulonte dicka, por me kushtin që identiteti i saj të ngelet sekret. Kur iu premtua kjo, ajo filloi të tregojë historinë e saj.

Ajo tha se gjithçka filloi më 22 shtator 2013, një natë që nuk e harron kurrë. Tha se doli me miq në një klub ku u deh. Të gjithë së bashku u kthyen në hotel ku e vazhduan festën. Më pas, në mëngjes u zgjua pranë një njeriu me emrin Giovanni me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo ishte aq e dehur, sa nuk mundi të mbajë në mend asgjë.

Ajo e pyeti djalin nëse ai kishte përdorur prezervativ gjatë seksit, i cili iu përgjigj se i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës në dush zbuloi spermë mbi trupin e saj. U frikësua se mund të kishte ngelur shtatzënë, ose se kishte marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme siç është HIV.

Bota e saj u rrënua kur testi i saj doli pozitiv. Giovanni kur u ballafaqua me vajzën e mohoi se ai e kishte infektuar, duke thënë se ka mundur ta marrë nga dikush tjetër.

Vajza më pas ra në depresion dhe filloi të pij. Ajo në një rast kishte planifikuar edhe vetëvrasje.

Menjëherë pas kësaj ajo filloi të mendoj se dikush ka për të paguar vuajtjen e saj nga sëmundja vdekjeprurëse. Filloi të pranojë situatën në të cilën ajo e gjeti veten, por edhe i premtoi vetes se do t’i bëjë të gjithë njerëzit të vuajnë.

E vetëdijshme se ishte shumë tërheqëse, nuk e kishte problem t’i sillte burrat në shtratin e saj. Tani qëllimi i saj ishte që të infektojë sa më shumë njerëz me HIV.

Vajza pretendon se deri tani, sëmundjen e saj e ka transmetuar te 324 meshkuj. Rreth 156 prej tyre janë studentë në universitet e saj, dhe pjesa tjetër janë juristë, njerëz të famshëm, politikanë dhe burra të martuar.

Sipas dëshmisë së saj, ka pasur ditë që ajo ka marrëdhënie seksuale me katër persona.

Megjithatë, mediat nga Kenia kanë arritur të zbulojnë identitetin e saj, në mënyrë që t’i mbrojnë njerëzit e pafajshëm.

Modelja argjentinase e sfidon Messin në ‘freestyle’

 

 

 

Modelja argjentinase Fiorella Castillo thotë se është e gatshme ta sfidojë dhe ta mposht yllin argjentinas, Lionel Messi në ‘freestyle’, pasi i mposhti 800 meshkuj. Ajo ka aftësi të jashtëzakonshme me topin.

Modelja argjentinase, Fiorella Castillo tregon se i ka mposhtur 800 meshkuj në plazhin Ipanema në Brazil në ‘freestyle’.

24 vjeçarja tash dëshiron ta sfidojë futbollistin më të mirë në planet – Lionel Messin, duke dashur t’i tregojë yllit të Argjentinës dhe Barcelonës se çka është e aftë të bëjë me topin.

Në videon e fundit të publikuar në Youtube shihet qartë se Castillo ka aftësi të jashtëzakonshme, duke bërë çka të dojë me topin.

“E dua këtë. Mbi të gjitha, për shkak të plazhit Ipanema dhe të jem në Brazil është e mrekullueshme”, deklaroi fillimisht ajo.

“Duke u përballur me 800 meshkuj dhe t’i mposht ata të gjithë, për mua është një gëzim i madh, kështu që do të kthehem në shtëpi mjaft e lumtur”, vazhdoi bukuroshja argjentinase.

“Kushdo që dëshiron të ballafaqohet me mua, janë të mirëseardhur”. “A do të fitoja në duel me Messin? Natyrisht se po”, përfundoi ajo.

6.29.2014

Vrasja e Artan Santos

Vrasja e Artan Santos, Çipa: S'kishte informacion për rrezik

 

artan santo noaPUBLIKUAR: 09:47, 26 Qershor 2014 | PËRDITËSUAR: 15:06, 13  Qershor 2014  - Drejtori i Policisë së qarkut Tiranë, Ardian Çipa bëri një përmbledhje të ngjarjes dhe kronologjisë së arratisjes së autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo.

Në fjalën e tij kryepolici i Tiranës deklaroi se viktima nuk ka pasur informacione për rrezikun që i kanosej dhe se vrasja ka qenë e organizuar dhe mirëmenduar.

Ai bëri me dije se autorët e ekzekutimit ishin në një motorr pa targa dhe se nga ana e policisë vijojnë kontrollet dhe postblloqet në Krujë, Laç, Lezhë dhe zonat përreth.

Gjithashtu Çipa tha se policia në bashkëpunim me Prokurorinë po hetojnë intensivisht, me synim zbardhjen e ngjarjes.

Në këtë drejtim kreu i policisë Tiranë u shpreh se policia ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro për këdo që jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë Tiranë, Ardian ÇipaSiç është bërë tashmë publike, në datë 26 Qershor 2014, rreth orës 09.18, në rrugën “Ibrahim Rugova” Tiranë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Credins.
Pas marjes se njoftimit nga strukturat e policisë u organizuan dhe nisi koordinimi i shërbimeve të Policisë, në ndjekje të autorëve.
Sipas informacionit paraprak, autorët udhëtonin me një motorr të zi, pa targa, me kokore dhe të armatosur, të veshur me të zeza, trupa mesatare.
Pas ngjarjes ata përshkuan rrugën “Ibrahim Rugova” drejt Gardës së Republikës, ndërsa në ndjekje të tyre u vu mënjeherë një efektiv i policisë rrugore, me motor, i cili në momentin e krimit, ishte afër vendit të ngjarjes.
Disa shërbime u ngritën në drejtimin nga po udhëtonin autorët e vrasjes si dhe u ngritën pika të përforcuara kontrolli në të gjitha daljet e Tiranës.
Autorët u ndoqën deri në afërsi të Liqenit të thatë, duke përshkuar rrugë-kalimet përmes pallateve në Lagjen Komuna e Parisit Tiranë.
Aty mjeti në ndjekje i humbi kontrollit të efektivit të policisë, për shkak të devijimit të rrugës dhe shpejtësisë së lartë të mjetit.
Autorët e dyshuar kanë dalë nga Tirana përmes zonës së Yzberishtit, duke përdorur rrugë dytësore, nëpërmjet nënkalimin të Kasharit e më pas nëpërmjet rrugës nacionale të aeroportit të Rinasit, duke u drejtuar drejt zonës së Fushë - krujës.
Policia e Fushë - Krujës mori masa për ngritjen e pikës së kontrollit në hyrje të qytetit dhe rrugën nacionale.
Në këtë zonë mjeti motorr me 2 autorët e dyshuar, është konstatuar nga një tjetër patrullë e qarkullimit, e cila është vënë në ndjekje të tyre, deri në Urën e Gjoles, vend ku kanë devijuar sërish dhe kanë hyrë në fshatrat e zonës, pa hyrë në Fushë Krujë.
Eshtë ngritur menjëherë grupi hetimor në përbërje të të cilit ishin ekspertë kriminalist për krimet e rënda, të cilët kryen veprimet e para hetimore duke fiksuar dhe administruar provat në vendin e ngjarjes.
Nga ana tjetër, duke analizuar informacionet e marra në terren me mbështetjen dhe të shërbimeve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcës së Posacme të DPQ janë kryer kontrolle të imtësishme ne zonën e Krujës, Laçit, Lezhës, kontrolle që vijojnë edhe në këto momente.
Gjithashtu duke bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat e Policisë së qarqeve Durrës dhe Lezhë, janë kontrolluar të gjitha objektet të cilat kishin kamera të vendosura nga Ura e Gjolës deri tek nënkalimi i Mamurrasit ku janë marrë si prova materiale pamjet filmike para dhe pas ndodhjes së ngjarjes, që dokumentonin itinerarian e lëvizjes së motorit të dyshuar.
Grupi hetimor i kryesuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë po heton me intensitet për të dokumentuar shkaqet e vrajses, si dhe identifikimin e autorëve të saj.
Policia e Shtetit ka vënë 100 mijë euro shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të cojë në identifikimin e autorëve, duke siguruar anonimat të plotë.
Gjithashtu, i bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke dhënë çdo informacion të nevojshëm.

Prokurori i Përgjithshëm mbledh grupin e hetimit, takohet me Visho Ajazin/ 13: 06

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Adriatik Llalla ka mbledhur në një takim grupin hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo, i cili u vra ditën e enjte në mëngjes, në zonën e ish Bllokut, pranë filialit të bankës Credins.
Në mbledhje me Prokurorin e Përgjithshëm kanë qenë edhe prokurorët Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami, Dritan Nushi. Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
Ka përfunduar pas 60 minutash kjo mbledhje, ku Prokurori Llalla ka diskutuar dhe ka marrë pistat paraprake të hetimit nga prokurorët që janë duke drejtuar hetimet dhe bashkëpunimin me policinë dhe sektorin e krimeve të rënda.
Pas përfundimit të takimit, Prokurori Llalla nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.  Hetimi po zhvillohet në disa pista për zbardhjen e mbledhjen e provave dhe fakteve në lidhje me këtë ngjarje.
Personat që janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar në polici gjatë këtyre orëve, deri në ditën e tretë pas ngjarjes së rëndë, janë të shumtë. Policia e Tiranës është duke bashkëpunuar me policinë e Qarkut të Durrësit e Lezhës. Pritet të kemi zhvillime të mëtejshme.
Vetëm dy orë pas takimit me prokurorët e çështjes, kryeprokurori Llalla ka takuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme edhe kreun e SHISH-it, Visho Ajazi. Ky takim zgjati 20 minuta ndërsa gjithçka e biseduar mes krerëve të dy institucioneve mbetet enigmë dhe pritet të hedhë dritë mbi vrasjen bankierit, Artan Santo.

Santo tentoi të flasë me telefon me ministrin e Brendshëm pak para vrasjessanto policia hetime
Rreth dhjetë minuta përpara se të vritej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin dhe njerëz të medias që kanë qenë në ato momente me Tahirin konfirmojnë se vetëm pak pas asaj telefonate ka mbërritur edhe lajmi për vrasjen e Artan Santos, shkruan gazeta “RD” në numrin e së shtunës. Besohet se telefonata direkt tek ministri ishte një kërkesë për ndihmë ose verifikim mbi ndjekjen që të ndjerit i ishte bërë nga dy personat me motor.
Gazetari i News24, Artan Hoxha, në Tv Klan tek “Zonë e Lirë”, tha se vrasjen e mësoi gjatë takimit me ministrin e Brendshëm. Ai tha se kishte shtyrë një takim në 09.00 me Santon për shkak të takimit me Tahirin dhe vrasjen e mësoi nga telefonata që i mbërriti Tahirit.
Motori, pranë banesës, 50 minuta para ngjarjes
Dje u shfaq në Tv “News 24” një tjetër sekuencë filmike, e cila lidhet me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Në pamjet e regjistruara në orën 08:20 minuta të mëngjesit të së enjtes, evidentohen dy atentatorët që lëvizin të pashqetësuar nga rruga “Papa Gjon Pali i dytë” drejt rrugës “Asim Zeneli”, pra, një rrugicë ngjitur me shtëpinë e Artan Santos. Pra rreth 51 minuta para ngjarjes, dy personat kanë mbajtur nën vëzhgim zonën përreth banesës së 58-vjeçarit.
Kamera e sigurisë ka arritur t`i fiksojë para atentatit dhe pesë herë të tjera autorët që lëviznin me motorin tip Suzuki V-Storm 650 kubikësh. Përkatësisht në orën 08:20 minuta, 08:25 minuta, 08:27 minuta, 09:07 minuta dhe 09:09 minuta. Më pas, në orën 09:11 minuta atentatorët kanë dalë tek kryqëzimi tek RTSH dhe kanë pritur për disa sekonda derisa mjeti me të cilin udhëtonte Santo të nisej për në destinacion.
Atentatorët e kanë ndjekur duke i qëndruar në distancë të afërt prej tre metrash dhe në kryqëzimin pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa rreth orës 09:15 minuta kur Artan Santo ka zbritur nga mjeti është qëlluar 6 herë me pistoletë,  duke mbetur i vdekur në vend.
Detaje nga itinerari i atentatorëve
Policia ka mundur të zbardhë itinerarin e autorëve pas krimit deri në Fushë-Kuqe ku janë parë për herë të fundit.
Motori me vrasësit kanë përshkruar zonat që janë në juridiksion të katër komisariateve, 1, 2, 5 dhe 6 por asnjëra prej tyre nuk ngriti një postbllok për të ndaluar motorin.
I vetmi postbllok u ngrit në Sauk në afërsi të TEG, pas informacioneve pas vrasjes se motori u largua në drejtim të Liqenit Artificial duke hedhur dyshime se mund të largoheshin drejt Elbasanit.
Por hetimet treguan se motori ka devijuar qëllimit në Komunën e Parisit për të kaluar pas pallatit me shigjeta dhe më pas në autostradë.
Ky itinerar ka zgjatur për 25 minuta e megjithatë asnjë postbllok policie nuk është ngritur në autostradë.
Masa brenda policisë
Largimi i autorëve të vrasjes së biznesmenit, Artan Santo, pa u përballur me asnjë postbllok të mirëorganizuar nga policia, ka pasuar sot me paralajmërime.
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe zv.drejtori, Sokol Bizhga, zhvilluan sot një analizë në Policinë e Tiranës lidhur me largimin e autorëve dhe vonesën e angazhimit të forcave blu.
Në debatin mbi ngjarjen, u vërejt se nëse policia do të ishte koordinuar menjëherë sot autorët e atentatit do të ishin në pranga. Didi dhe Bizhga kanë kritikuar vartësit për vonesën e ngritjes së shërbimeve.
Burime nga policia thanë për noa.al, se një vonesë e tillë është justifikuar me faktin se nuk është dhënë i saktë informacioni mbi mjetin që u përdor në vrasje dhe se drejtimi i largimit të tyre ngatërroi shërbimet e policisë.
Zhvillimet e hetimit, detaje nga prokuroria
Prokurorë të çështjes pohojnë se deri në mesditë kanë bërë të mundur grumbullimin e një sërë provash materiale, ku më kryesorja është sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit bankar dhe gjithë transaksionet e muajve të fundit që banka Credins ka bërë brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë gjithë natës së kaluar, deri në orët e para të mëngjesit, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje rreth 50 persona mes të cilëve, administratorë të bankës dhe bizneseve ku viktima ka qenë aksioner.
Janë pyetur të gjithë ortakët si dhe disa prej punonjësve të bankës. Hetimet sipas Prokurorisë janë shtrirë jo vetëm në Tiranë, por dhe jashtë saj. Ajo që e bën hetimin edhe më kompleks është fakti se nga të dhënat e deritanishme rezulton se Artan Santo nuk operonte vetëm në fushën bankare dhe atë të medias, por ushtronte veprimtarinë e tij edhe në fusha të tjera.
Nga veprimet e deritanishme nuk rezulton asnjë gjurmë e autorëve të krimit ndonëse kërkimet janë përqëndruar në zonën e Fushë – Krujës, ku dyshohet se janë fshehur ekzekutorët.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e hetimit është edhe dinamika e vrasjes.
Me sekuestrimin e pamjeve filmike Prokurorët kanë arritur të kuptojnë çka ndodhur.  Sapo Artan Santo ka dalë nga makina, personi që ndodhej në pjesën e pasme të motorrit i ka qëlluar në trup, çka ka bërë që viktima të rrëzohej në tokë.
Më pas ekzekutori me gjakftohtësi ka zbritur nga motorri e ka qëlluar një herë në kokë, duke i dhënë goditjen fatale nga afër.
Pamjet e marra nga kamerat me të afërta me vendin e ngjarjes, tregojnë se vrasësit i kanë drejtuar armën edhe rojes së godinës, i cili nuk ka mundur të kryejë asnjë veprim. Ndërkohë gjatë natës së mbrëmshme dhe paradites së sotme drejtues të Policisë se Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës kanë kryer disa takime me qëllim koordinimin e veprimeve hetimore.
Deri tani janë shoqëruar mbi 10 persona në polici, por nuk ka asnjë të arrestuar për një prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura në Shqipëri.
Homazhe, i jepet lamtumira biznesmenit Artan Santovendvrasja e santos
Lamtumira e fundit për Santon
Biznesmeni i njohur Artan Santo u përshëndet këtë pasdite për herë të fundit me Tiranën e tij, bankën Credins të cilës i kushtoi jetën, punonjësit e selisë qendrore të institucionit bankar, të cilët mbuluan me lule vendin ku ai u qëllua për vdekje në një atentat të mirëorganizuar një ditë më parë.
Makina me trupin e pajetë të Artan Santos, e mbuluar me lule të bardha, u ndal në derën e selisë qendrore të bankës së tij, ku e pritën me lule në duar , lot në sy dhe dhimbje të madhe punonjësit e bankës Credins, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit drejtuesit të tyre.
Pas rreth 6 orësh homazhe në hotelin “Sheraton”, ku përpara trupit të pajetë të biznesmenit të njohur u përkulën me nderim e respekt miqtë e tij, kolegët bashkëpunëtorët, figura të njohura të artit, biznesit dhe politikës, medias kushdo që e njohu dhe vlerësoi z. Santo, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Policia e Tiranës shoqëron 15 persona në komisariat
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 15 persona gjatë mbrëmjes së të enjtes, duke u gdhirë e premtja, në cilësinë e dëshmitarëve, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo.
Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka mbledhur drejtuesit e Policisë së Tiranës në një mbledhje urgjente dhe është duke diskutuar me ta për kapjen e autorëve të kësaj vrasje. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa policia e kryeqytetit informon se grupi hetimor po punon në disa pista.
Rrëfimi i policit që ndoqi vrasësit dhe detajet e fundit nga hetimi mbi ngjarjen
Në Fushë-Kuqe pranë Laçit është vendi i fundit ku është parë motorri me të cilin udhëtonin dy personat që ekzekutuan paraditen e sotme Artan Santon. Pas daljes nga Tirana, motori ka kaluar në rrugën e Rinasit ku është konstatuar nga një efektiv policie i cili ka qenë në postbllok rutinë. Ai ka marrë menjëherë motorin e policisë dhe është vënë në ndjekje të autorëve nga Rinasi deri në afërsi të Fushë-Krujës. “Autorët udhëtonin me një shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Nuk mund të udhëtoja paralel me ta, dhe më humbën nga sytë në Fushë-Krujë” mësohet të ketë thënë për kolegët, efektivi i policisë. Ky i fundit e ka pasur të vështirë të njoftojë policinë të vendosë postblloqe në itinerarin që po përshkruanin autorët për shkak se ka qenë duke udhëtuar me motor dhe nuk mund përdorte telefonin. Nëse do të ndalonte autorët do t’i humbiste nga “sytë” gjë e cila ndodhi gjithsesi. Ekzekutimi tipik mafioz i Santos ka vënë në lëvizje policinë e disa qyteteve,Tiranë, Elbasan, Durrës, Lezhë, Laç, Krujë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin RENEA etj.
Për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, është përdorur një helikopter si dhe qen me erë por pa rezultat. Policia tha se bëhej fjalë për vrasës me pagesë. Një ekzekutim ky i cili ka kushtuar me mijëra euro. Pas marrjes së porosisë, vrasësit profesionistë kanë menduar për çdo detaj me qëllim shmangien e prangave. “Autorët dyshohet se janë vrasës profesionist me pagesë, dhe janë rreth moshës 25-30 vjeç” thanë për NOA.al burimet policore.
Ndërkohë që pamjet filmike tregojnë se autorët kanë ndjekur me motor makinën që drejtohej prej Santon që prej Liceut deri në zonën e ish-bllokut ku dhe ndodhi vrasja.
Ata kanë udhëtuar paralel me automjetin e Santos por nuk kanë tentuar ta qëllojnë atë. Autorët zbrazën gjashtë plumba pistolete vetëm në momentin që Santo doli nga automjeti. Një plumb në kokë dhe dy në zemër i shkaktuan vdekjen e menjëhershme biznesmenit.
Policia ka ngritur një sërë pistash për vrasjen ndërsa ende nuk ka veçuar ndonjërën prej tyre. “Ende nuk është ndaluar ndonjë person në lidhje me këtë ngjarje. Policia nuk ka identifikuar pronarin e motorit të vrasjes. Janë shoqëruar dy persona në Fushë-Krujë për t’u marrë në pyetje në lidhje me motorët që mbajnë ata në servisin e tyre por deri më tani nuk rezultojnë të implikuar” thanë burimet policore.
Zbardhen identitetet e dy të arrestuarve nga policia, flet nëna e tyre
Dy persona të cilët janë ndaluar nga policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Artan Santo janë Klodjan Gjozi dhe Sajmir Gjozi.
Nëna e tyre, Xhevrie Gjozi ka reaguar në media duke bërë të ditur se i biri, Klodjan Gjozi nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se motori nuk është iu tyre.
Ajo është shprehur se kërkon zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Santo, duke shtuar se motori i tyre ka tre muaj që është në një servis, ku edhe ndodhet aktualisht.
Xhevrie Gjozi ka deklaruar se ata kanë ardhur 2 vite më parë nga Greqia dhe se djemtë e saj janë akuzuar edhe një herë për një vjedhje të bërë në Vorë, por që pasi janë bërë verifikimit e nevojshme, ka rezultuar se ata nuk kanë qenë të implikuar në asnj 137 ngjarje kriminale.
Vritet Artan Santo
Tiranë, 26 qershor 2014, NOA.al- Biznesmeni i njohur Artan Santo është vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat të organizuar, kryer nga dy persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut në Tiranë, pranë bankës Credins, pronë e të ndjerit Artan Santo.
Dy persona të maskuar e kanë ndjekur Santon që nga shtëpia e tij pranë ambasadës italiane dhe e kanë shoqëruar deri sa ka arritur tek zyra e tij tek selia qendrore e bankës Credins.
Personat me skafandra arritën t’i afrohen biznesmenit 58-vjeçar Artan Santo, pak metra nga selia qendrore (foto më poshtë), duke hapur zjarr ndaj tij.
Santo ka humbur jetën pak momente më vonë teksa po e dërgonin për në spital.
Homazhet e të ndierit Artan Santo do të mbahen ditën e nesërme, rreth orës 10:00 në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë, ndërsa ceremonia mortore do të  zhvillohen rreth orës 16:00.
“Falenderojmë shqiptarët e të njohurit për solidarizimin dhe ngushëllimet në këtë moment. Ceremonia funebre do të zhvillohet në varrezat e Sharrës”, ka bërë të ditur familja e të ndierit Santo.
artan santo noa
Qirinj dhe lule në vendin ku u vra Santo
Qytetarë të shumtë të cilët kalojnë në zonën e ish Bllokut, në vendin ku u vra biznesmeni Artan Santo, ndalojnë dhe ndezin një qiri ose vendosin një lule në vendin ku ai humbi jetën. Ata kryejnë homazhe përpara fotografisë së biznesmenit të ndjerë, përkrah së cilës shkruhet “Mafia po na vret”.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thotë se atentatorët e kanë qëlluar Santon me gjashtë plumba pistolete.
Menjëherë pas krimit ata janë larguar drejt zonës së Liqenit me një motor 'Scooter', me dy numrat e fundit të targës 09. Policia tha se motoçikleta ka lëvizur më pas në drejtim të qendrës duke marrë shumë kthesa dhe duke humbur gjurmët e policisë.
Oficerët e policisë shkencore u përpoqën të gjenin në vendin e ngjarjes prova materiale, por sekuestruan vetëm gëzhoja të armës së krimit, si edhe sendet personale të viktimës.
Vrasja sipas ekspertëve mendohet të jetë kryer nga vrasës profesionistë, të cilët jo vetëm që nuk kanë lënë gjurmë, por edhe kanë menduar edhe lëvizjen për t’ju fshehur mbulimit policor.
Policia sekuestroi kamerat e bankës,si edhe të gjitha subjekteve tregtare në rrugën që përshkuan vrasësit. Kamerat mbeten një ndër mundësitë e pakta të policisë për të bërë ndonjë identikit të mundshëm të tre autorëve të krimit.
Nga dëshmitë e marra paraprakisht, për shkak të maskimit të mirë të autorëve të krimit, policia nuk mund të përcaktojë dot as moshën e tyre.
Pritet të zbardhen pamjet filmike që kamerat e sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar në momentet e krimit, ndërsa nga ana e policisë janë publikuar fotografitë e autorëve të vrasjes duke u larguar me motorr, të cilat i gjeni bashkëngjitur. Në fotografi shikohet teksa autorët e krimit largohen nga kryqëzimi te zona e Librit Universitar.
santo trupi noaNga ana e policisë rrugore mësohet se është bërë ndjekja e autorëve të krimit deri në kufi me Fushë Krujën, ku pranë Urës së Gjolës të dyshuarit kanë mundur të humbin gjurmët.
Për kapjen e tyre po bëhet kontrolli nga ajri  edhe me helikopter, ndërsa dyshohet se personat që ekzekutuan 58 vjeçarin janë vrasës me pagesë. Me synim kapjen e autorëve janë ngritur postblloqe policie në zonën e Thumanës, Mamurrasit, etj.
Biznesmeni Artan Santo ishte pronar themelues i Credins Bank.
Në vitin 2011 bankieri Artan Santo dhe biznismeni Irfan Hysenbelliu blenë bashkërisht nga dy pronarët italianë të saj, kompaninë mediatike të përbërë nga Televizioni News 24, “Gazeta Shqiptare”, Radio Rash, Ballkanweb. Santo dhe Hysenbelliu krijuan kompaninë mediatike “Fokus”, ku u bënë bashkëpronarë me nga 50% të aksioneve.
Policia rrit shumën, 100 mijë euro shpërblim për çdo informacion për kapjen e autorëve
Lidhur me  ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e ish – Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, policia e kryeqytetit vendosi në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë euro, por vetëm pak momente më vonë policia deklaroi se ky shpërblim rritet dhe shkon në 100 mijë euro.
Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin dhe duke ftuar këdo që ka informacion që të telefonojë në numrin 069 41 00003.
Policia kërkon bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129.
Aktualisht grupi hetimor po punon  me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.
Edi Rama: Vrasje mizore e Santosedi rama artan santo noa
Kryeministri Edi Rama, me një reagim të shkurtër për vrasjen e biznesmenit Artan Santo e cilëson ngjarjen si një krim mizor.
“Na vranë mizorisht një mik te mire, çun Tirone nga ata te vërtetët, që e donte jetën dhe donte njerëzit”.
Rama bën thirrje në mesazhin e tin publik, që të ndihmohet policia: “Njëqind mijë euro kush ndihmon policinë”, për të gjetur vrasësit e Santos.
Vrasja e Santos, deklaratë zyrtare nga Credins Bank
“Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën tí shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë.
Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj”, - përfundon deklarata zyrtare nga Këshilli Drejtues dhe aksionerët e Credins Bank.
Banka e Shqipërisë, reagim për vrasjen e Artan Santos: Po marrim masa për bankën Credins
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të z. Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Duke dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal, në këto momente të dhimbshme i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i jemi pranë familjes, të afërmve dhe miqve të z. Santo.
Në përmbushje të mandatit të saj ligjor, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera që garantojnë sigurinë financiare në vend, deklaron se kjo ngjarje e paprecedent, nuk cenon në asnjë mënyrë qëndrueshmërinë e sistemit bankar në tërësi dhe atë të Bankës Credins në veçanti. Banka e Shqipërisë i ka kërkuar Këshillit Drejtues të Bankës Credins dhe siguron se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore dhe operacionale për të garantuar vazhdimësinë normale të veprimtarisë së saj”.
Santo, biznesmeni mik i artit
Ana njerëzore, bankieri ishte mik i të gjithëve

Artan Santo është prezantuar shumë vite më parë para publikut shqiptar me filmin Guximtarët. Njeriu që kishte një dashuri të madhe jo vetëm për jetën e biznesin ku ai u rendit si një nga bankierët më të suksesshëm, por për artin ku ai dha një kontribut të madh.
Artan Santo u lind në Tiranë më 7 shtator të vitit 1957. Edhe pse pasioni i tij i hershëm ishte arti dhe dëshironte të vijonte studimet në mjekësi, arkitekturë apo juridik, ai vijoi studimet e larta në financë. Pasi përfundoi studimet ne fakultetin ekonomik, Artan Santo ndoqi instiktet e tij dhe vijoi studimet në degën e juridikut, ku u diplomua me rezultate të larta. Artan Santo njihej si një nga bankierët më të njohur në vend.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm si drejtues në Bankën e Kursimeve e më pas drejtoi bankën “Credins”, ku edhe është bashkëpronar. Artan Santo ishte jo vetëm një bankier, por edhe biznesmen i suksesshëm. Ai ishte bashkëpronar i “Focus Media Group” dhe televizionit ekonomik “TV Scan”.
Artan Santo gjatë këtyre viteve ka treguar përmes veprimeve të tij se ishte një njeri mjaft i zoti në botën e shifrave edhe pse nuk hoqi kurrë dorë nga dashuria e tij e madhe për artin.
Në një intervistë, Artan Santo, i cili humbi jetën në moshën 57-vjeçare duke hyrë në ambientet e bankës që drejtonte, kishte pohuar para pak kohësh: “Ka njerëz që kërkojnë të fitojnë sa më shumë para’ në një kohë të shkurtër, mirëpo harrojnë se kanë fituar para’, por kanë humbur veten. Zotësia është që t’i bësh të dyja njëtrajtësisht dhe unë këtë jam munduar të realizoj në jetë.”
Artan Santo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë, me të cilët kishte një lidhje të veçantë. Miqtë dhe kolegët e tij e kanë cilësuar si një njeri të shoqërueshëm, të sjellshëm, me mjaft shije dhe plot energji.
E ndryshe nga shumë bankierë të llogaritur, Artan Santo, i cili nuk ka reshtur së shkruari, ka ndihmuar qindra autorë të rinj të njohur dhe të panjohur.
VIDEO
FOTO
VIDEO: Pamje nga vendngjarja dhe viktima
VIDEO: Kush ishte Artan Santo
VIDEO: PD, Ristani: Tani askush nuk është më i sigurt
Policia e shtetit publikon foto të atentatorëve në ikje e sipëratentatoretatentatoret1atentatoret2
vrasja santo noavrasja santo noa2vrasja santo noa3vrasja santo noa6

6.27.2014

KUJDES E RENDESISHME!!! LEJET E QENDRIMIT PER GJENERATEN E DYTE!

KUJDES E RENDESISHME!!!
LEJET E QENDRIMIT PER GJENERATEN E DYTE! 

Drejtuar të gjithëve atyre që dorëzojnë letrat për lejën e qëndrimit për gjeneratën e dytë!

JU LUTEM SHPERNDAJENI!!!

Sikurse e dini për këtë lejë është e detyruar të keni 6 vjet shkollë në ciklin e ulët dhe në të mesëm dmth (nëntëvjecare dhe gjimnaz)

Nga data 21 korrik të gjitha shkollat (dimotika sxoleia) nuk funksionojnë kështu që nuk mund të gjeni vërtetimin që ju nevojitet.Vetëm gjimnazi dhe liceu (lykeia) do të jenë të hapur por dhe ato vetëm një herë në javë! Kështu që nëse nuk i bëni 6 vjet nga gjimazi dhe liceu do e keni të vështirë të gjeni vërtetimin në shkollat e ciklit të ulët (dimotika sxoleia)! 

Ju rekomandojmë ti grumbulloni vërtetimet përpara mbylljes së shkollave!

ΠΡΟΣΟΧΗ! Προς ολα τα παιδιά που θα καταθέσουν για την άδεια δεύτερης γενιάς. 

Προσοχή προς ολα τα παιδιά που θέλουν να καταθέσουν για άδεια παραμονής δεύτερης γενιάς. Όπως γνωρίζεται αυτή η άδεια απαιτεί 6 χρόνια πρωτοβάθμιας και δευτεροβάθμιας (δηλαδή δημοτικό, γυμνάσιο και λύκειο) ελληνικής εκπαίδευσης. Απο τις 21 Ιουλίου τα όλα τα δημοτικά σχολεία της Ελλάδας δεν λειτουργούν, επομένως δεν θα μπορεί κανένας να ζητήσει και να παραλάβει πιστοποιητικά φοίτησης στα δημοτικά. Μονο Γυμνάσια και Λύκεια και αυτά μια φορά την εβδομάδα θα λειτουργούν. Επομένως όσοι απο εσάς δεν συμπληρώνεται 6 χρόνια απο το Γυμνάσιο και το Λύκειο, θα έχετε πρόβλημα να πάρετε πιστοποιητικό απο το Δημοτικό.

 

KUJDES E RENDESISHME!!!
LEJET E QENDRIMIT PER GJENERATEN E DYTE!

Drejtuar të gjithëve atyre që dorëzojnë letrat për lejën e qëndrimit për gjeneratën e dytë!

JU LUTEM SHPERNDAJENI!!!

Sikurse e dini për këtë lejë është e detyruar të keni 6 vjet shkollë në ciklin e ulët dhe në të mesëm dmth (nëntëvjecare dhe gjimnaz)

Nga data 21 korrik të gjitha shkollat (dimotika sxoleia) nuk funksionojnë kështu që nuk mund të gjeni vërtetimin që ju nevojitet.Vetëm gjimnazi dhe liceu (lykeia) do të jenë të hapur por dhe ato vetëm një herë në javë! Kështu që nëse nuk i bëni 6 vjet nga gjimazi dhe liceu do e keni të vështirë të gjeni vërtetimin në shkollat e ciklit të ulët (dimotika sxoleia)!

Ju rekomandojmë ti grumbulloni vërtetimet përpara mbylljes së shkollave!

ΠΡΟΣΟΧΗ! Προς ολα τα παιδιά που θα καταθέσουν για την άδεια δεύτερης γενιάς.

Προσοχή προς ολα τα παιδιά που θέλουν να καταθέσουν για άδεια παραμονής δεύτερης γενιάς. Όπως γνωρίζεται αυτή η άδεια απαιτεί 6 χρόνια πρωτοβάθμιας και δευτεροβάθμιας (δηλαδή δημοτικό, γυμνάσιο και λύκειο) ελληνικής εκπαίδευσης. Απο τις 21 Ιουλίου τα όλα τα δημοτικά σχολεία της Ελλάδας δεν λειτουργούν, επομένως δεν θα μπορεί κανένας να ζητήσει και να παραλάβει πιστοποιητικά φοίτησης στα δημοτικά. Μονο Γυμνάσια και Λύκεια και αυτά μια φορά την εβδομάδα θα λειτουργούν. Επομένως όσοι απο εσάς δεν συμπληρώνεται 6 χρόνια απο το Γυμνάσιο και το Λύκειο, θα έχετε πρόβλημα να πάρετε πιστοποιητικό απο το Δημοτικό.

6.26.2014

Vritet biznesmeni Artan Santo


Por si ndodhi ekzekutimi mafioz ndaj drejtorit të përgjithshëm të Credins Bank?

Rreth orës 9.00 të së ejntes, automjeti i drejtuar nga Artan Santo ka dalë si zakonisht nga banesa e tij pranë Liceut Artistik në drejtim të filialit të Bankës Credins pranë zonës së ish-bllokut.
Artan Santo vinte nga Liceu Artistik në drejtim të parkimit në krah të rrugës midis bankës dhe Vilës 30. Për të mbërritur pranë këtij parkimi të rezervuar të bankës Credins,  mjeti i llojit Benz S Class me targa AA 111 AX, ku udhëtonte Artan Santo ka lëvizur në rrugë dytësore për të kaluar më pas në rrugën ku janë përballë TVSh dhe Ambasada Italiane. Më pas mjeti ka devijuar majtas në drejtim të rreth-rrotullimit ku ndodhet Kryeministria, Kryesia e Kuvendit përballë, dhe Hotel Rogner paralel kryeministrisë.
Nga e njëjta rrugë vetëm pak metra pas benzit, vinte mjeti motorrik i llojit Suzuki V-Strom. Dy persona të veshur identik me uniforma të mjeteve motorrike me të njëjtat kokore në kokë kanë arrdhur nga intinerari Liceut Artistik, në drejtim të kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit me destinacion filialin e Bankës Credins aty ku do të parkonte mjeti i Santos.
Por tek rrethrrotullimi i Hotel Rogner, mjeti i Santos ka devijuar majtas me drejtim Presidencën e më pas hyrjen pranë zonës së Librit Universitar. Ndoshta sepse vetëm kështu mund të ishte më komod parkimi pranë vendeve të caktuara nga Banka.
Ka qenë ora 9.15 min, kur sapo ka parkuar shoferi i Santos, ky i fundit ka qenë duke dalë nga dera e pasagjerit të përparëm, automjeti është qëlluar.
Kjo është gjurma e plumbit në derën e pasme të pasagjerit, që për policinë mbetet mister se nga është qëlluar. Pasi dy autorët me motor kanë qenë të ndaluar thuajse përballë automjetit, duke mos qenë në trajektoren e goditjes.
Pas kësaj të shtëne të parë, biznesmeni 58 vjecar ka nxituar të hyjë drejt bankës pasi brenda saj mund të ishte i sigurtë, por pa ia dalë dot.
Pikërisht këtu,  killerat i janë afruar trotuarit me një distancë larg hyrjes së bankës 10 metra ku dhe kanë qëlluar mbi Artan Santon sapo ky i fundit kishte ngjitur trotuarin pranë bankës. Distanca nga viktima është 10 metra ndërsa nga mjeti i Santos 30 metra
Santo është rrëzuar nga të shtënat dhe autorët kanë qëlluar sërish për tu siguruar që kishte vdekur.
6 plumba pistolete pa silenciator i kanë dhënë fund jetës së biznesmenit dhe botuesit të sukseshshëm Artan Santo.
Skena që ka zgjatur vetëm disa sekonda është parë nga disa dëshmitarë. I pari roja i bankës i vendosur në kabinë vetëm 2 metra larg trupit të pajetë.
Tregtarët ambulantë të luleve përreth zonës kanë dëgjuar fillimisht të shtënat e më pas kanë parë motorrin të largohej në drejtim të Librit Universitar
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar “Suzukin V-Strom” dhe dy killerat mbi të të veshur identik me kokore të njëjta.
Ja ku duken në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, dy killerat e Artan Santos dhe momenti i largimit të tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Librit universitar. Sipas informacioneve killerat pas largimit nga Libri Universitat janë drejtuar në drejtim të zonës së Selitës e më pas në drejtim të Fushë-Krujës.
I gjithë ky intinerar pas ngjarjes që ka ndjekur ky motorr është nën vëzhgimin tashmë të forcave të shumta policore të mbështetura edhe nga helikopterët e Ministrisë së Brendshme.

6.19.2014

Fotot e rënies së Lazaratit, gjatë aksionit të forcave speciale

 

 

lazaratdita5te

Pjesa dërrmuese e territorit të Lazaratit është tashmë “nën thundrën e policisë”.

Me një profesionalizëm dhe maturi perfekte forcat e RENEA-s dhe të ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar me sukses aksionin e ditës së sotme duke përparuar në qendër të fshatit.

Po kështu, forcat e rendit kanë arritur të neutralizojnë edhe një qendër zjarri nga e cila goditej me mitraloz në drejtim të policisë.

Këto janë fotot e aksionit të sotëm brenda Lazaratit.

lazaratdita5

cmendet berisha ne parlament ! Reagon Ajola Xoxa

Berisha e trash gjuhën, quan kurvë bashkëshorten e Veliajt. Meta e përjashton 10 ditë nga Kuvendi
Përpos akuzave ndaj deputetëve të mazhorancës si të lidhur me krimin apo trafikun e drogës, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë deklaratave të sotme në kuvend ka degjeneruar në fjalorin përdorur duke lëshuar fyerje personale ndaj bashkëshortes së ministrit të mirëqenies sociale, Erion Veliaj. Berisha ka përdorur fjalët kurvë dhe prostitutë në drejtim të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxe, duke iu referuar siç u shpreh, fjalëve që kryeministri Rama i ka drejtuar asaj.
Kryeparlamentari Meta ndërpreu menjëherë seancës pas fyerjeve të Berishës dhe pasi mblodhi Byronë Parlamentare mori vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
“Duke u nisur nga fyerjet e papranueshme, me kërkesën e krerëve të grupit parlamentar të PS-së dhe LSI-së, mblodhëm Byronë e Kuvendit dhe vendosëm pezullimin 10-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetit Sali Berisha”, tha Zoti Meta.

Vetë Berisha theksoi për mediat se gjithçka që ka thënë, ishte e vërtetë: “Thashë të vërteta që digjnin. Këta nuk preken nga ato që thotë kreu i tyre, por preken nga ato që them unë”.
Reagon Ajola Xoxa: Neveri e papërshkueshme për deklaratat e Berishës, ka moshën e gjyshit tim
Ajola Xoxa, bashkëshortja e ministrit Erion Veliaj ka reaguar ndaj deklarates se deputetit te PD Sali Berisha gjate seances se sotme te Kuvendit, duke u shprehur se ndjen neveri ndaj fjaleve te përdorura nga nje njeri publik qe ka moshen e gjyshit te saj ndersa ka mohuar ne menyre kategorike qe kryeministri Rama ta kete ofenduar.
“Me ka kapur nje neveri e papershkrueshme per nivelin e shpifjes qe mund te arrije Berisha! Meqe isha ne ate darke, dua te deklaroj publikisht se kurre, kurre ne jete Kryeministri Rama nuk ka perdorur ndonje fjale fyese ndaj meje, as edhe nje here! Perkundrazi, kam patur vecse respekt prej tij. Sa turp qe nje burre ne moshen e tim gjyshi genjen dhe shpif kaq pa cipe! TURP!”, - shkruan Ajola Xoxe në rrjetin social, Facebook.
19 qershor 2014

Berisha: Më përjashtuan se citova Ramën

 

 


BERISHA“Jam i nderuar që më dënoi aleanca e qelbësirave”. Kështu shprehet ish-kryeministri Berisha teksa komenton vendimin e Byrosë së Parlamentit për ta përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit. Berisha thotë se nuk ka thënë asgjë prej tij , por sqaron se në parlament  ka cituar fjalët e kryeministrit Rama në një darkë private.

Sali Berisha: “A keni dëgjuar ndonjëherë në botë që të merren masa ndaj citimit. Autorësia është e kryeministrit. Ai nuk tha jo. Ai nuk tha që nuk e kam thënë. Pasi shpërtheu, si i çmendur, si i dezikulibruar ndaj Adi Krastës, shkon me gojë të hapur si gorillë, për ta kafshuar, dy zonja të pranishme në darkë, hyjnë ndërmjet për ta qetësuar situatën. Njëra është Zonja Kumbaro, tjetra Zonja Veliaj. Ai ua ktheni, ti je e tillë, ti je e atillë. Nuk mundet që një kryeministër, të bëjë një ofendim të tillë publik dhe as privat ndaj askujt”.

Berisha foli edhe për temën më të nxehtë të ditëve të fundit, ndërhyrjen e policisë në fshatin Lazarat. Pasi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet kundër narkotrafikut, ai tha se qeveria nuk mund ta luftojë atë sepse është e përfshirë në këtë trafik të paligjshëm.

Sali Berisha: “10 herë të pakrahsueshëm me Gatet, më shumë janë GATET në parlament. Si mund t’i luftojë Edi Rama  trafiqet kur me Belindën bën çdo gjë që sallonin e vipave ta përdorë për trafiqe. Si mund të luftojnë këta, kur ishin të lyer nga koka deri të kembët me rrjetin e kokainës Shqipëri – Kosovë”.

I pyetur përse qeveria e tij nuk ndërhyri në Lazarat, Berisha sqaroi se kishte një filozofi tjetër sesi mund të trajtohej çështja e Lazaratit.

Sali Berisha: “Qendrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera, përveçse ndërhyrjes me forcë. Ky qendrim është shoqëruar me rënien drastike të mbjelljeve. Ky qendrim u bazua në disa çështje, së pari në heqjen e skafeve. Ua premë ujin e vaditjes. Kjo politikë e luftës kundër drogës bëri të mundur që Shqipëria të antarësohet në NATO. Bëri të mundur që Shqipëria të marrë vizat. Bëri të mundur që raporti i Departamentit të Shtetit të shpallë se drogat e forta nuk kalojnë më nga Shqipëria”.

Një tjetër akuzë ndaj kryeministrit Rama erdhi, sikurse tha Berisha për përfshirjen e tij në një rrjet lojërash fati.

Sali Berisha: “Edi Rama u tmerrua nga denoncimi që unë bëra. Një rrjet i tërë makinerish lojrash fati që dominojnë në Vlorë dhe gjerësisht të hapura në Tiranë dhe që po përhapen me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, në të cilin për të gjithë shqiptarët, janë djemtë e Arta Dades e Greg Rama”.

Ish-kryeministri ritheksoi shqetësimin e maturantëve për provimet, tezat që sipas tij janë shitur dhe praktikën mafioze sikurse tha duke iu mohuar atyre të drejtën e rishikimit të provimeve.

6.16.2014

Lazarati në shtetrrethim, luftë me policinë në fshatin e drogës

 

 

lazaratiQë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedent penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Gate Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Në terren ndodhen 500 forca policie, blutë e Qarkut Gjirokastër tё mbёshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes sё Shpejtë, ndërsa operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi.

Nё drejtim tё forcave pjesёmarrёse nё operacion prej mbrёmjes sё djeshme po vijon tё qёllohet me armё zjarri nga nje  grup prej 26 trafikantësh, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj. Policia ka arritur të futet në banesën e Mahmutajt nga ku po qëllonin trafikantët, duke gjetur armë dhe drogë, ndërsa mësohet se ata janë tërhequr duke u strehuar në një banesë tjetër dhe duke ngushtuar kështu rrezen e kërkimit.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko ka shkuar në banesën e Mahmutajt për të negociuar me ta për t’u vetëdorëzuar, ose në të kundërt do të ketë masa drastike nga policia.

Ora 14:30 Ministria e Brendshme “thërret” trafikantët në komisariate

Pas përgënjeshtrimit të disa prej trafikantëve që ndodhen në kodrat e Lazaratit dhe se po qëllojnë me armë kundër forcave të rendit, Ministrie e Brendshme, përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se të gjithë këta persona të paraqiten në komisariatin më të afërt të zonës ku nodhen për të sqaruar situatën rreth tyre.

Ora 13:00 Policia publikon listën me emrat e trafikantëve

Policia e Shtetit ka bërë me dije për publikun emrat e 26 trafikantëve të mundshëm që kanë qëlluar me armë kundër policisë menjëherë pas operacionit antidrogë në Lazarat. Por disa prej tyre kanë mohuar përfshirjen në betejën me policinë dhe se nuk kanë lidhje fare me kanabisin e mbjellë në fshat.

1 Albion Aliko

2. Alban Aliko

3. Jurgen Boci

4. Jeton Kalemi

5. Abaz Rabi

6. Emiljan Aliko

7. Matjaz Boci

8. Ali Basha

9. Adem Sala

10. Shkelqim Krishti

11. Artur Gjini

12. Sherif Kazma

13. Sokol Skendi

14. Florijan Shurdhi

15. Sevdi Shurdhi

16. Martin Muho

17. Adriatik Gaba

18. Çarçan Gaba

19. Haki Buci

20. Hamza Buci

21. Agim Avduli

22. Syrja Sinani

23. Izmir Hebovija (Shkodrani)

24. Kostandin Xhuvani

25. Erjon Haxhiaj

26. Arsen Banaj

Ora 12:50 Policia futet në banesën e Mahmutajt

Forcat e policisë kanë arritur të futën në kapanonin e shtëpisë së Gate Mahmutajt nga ku 26 trafikantët e armatosur rëndë po qëllonin në drejtim të forcave blu. Mësohet se trafikantët kanë arritur të largohen nga banesa e Mahmutajt duke u zhvendosur në një banesë tjetër.

Ndërkaq policia ka arritur të zbulojë në këtë banesë drogë dhe municione, ndërsa banesa është vënë nën kontrollin e policisë duke zvogëluar rrezen kërkimit për 26 trafikantët. Ndërkaq po vijon puna për kapjen e trafikantëve.

Ora 12: 15 Dasho Aliko negocion me Mahmutajn e trafikantët

Kryetari i Komunës Dasho Aliko është futur në banesën e Razip Mahmutajt në tentativën për të negociuar me ta për të ndaluar sulmin dhe të shtënat e tyre drejt policisë.

Mësohet se kryekomunari Aliko është në banesën e Mahmutajt dhe kërkon të bindë 30 trafikantët dhe vetë Mahmutajn të dorëzohet dhe të ndalë sulmet ndaj efektivëve blu, në të kundërt sipas policisë ndaj tyre do të ketë masa drastike.

Ora 10:30 Policia rrethon fshatin

Mjetet që udhëtojnë në aksin Gjirokastër-Kakavijë po kontrollohen nga policia ndërkohë që 500 efektivë kanë rrethuar tashmë fshatin Lazarat. Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se vijnë nga zonat përreth për të punuar në Lazarat në kultivimin kanabisit. Dhjetëra forca policia dhe tre mjete të blinduara ndodhen tek postblloku në Dervician Aktualisht në terren janë rreth 500 forca policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës. Policia e Shtetit thekson se është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të “çliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal.

Ora 09:30 Nis sulmi i trafikantëve me armë zjarri e mortaja

Banorët-trafikantë, duke parë mësymjen e policisë, kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri automatik, por jo vetëm. Sipas policisë, situata është bërë kaotike pas të shtënave edhe me antitank dhe mortaja.

Ora 08:00 Njoftimi i policisë për aksionin në Lazarat

Strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё masave tё marra pёr identifikimin e asgjesimin e sipёrfaqeve tё kultivuara me bimё narkotike, prej disa ditёsh kanё ndёrmarrё njё operacion nё shkallё tё gjёrё nё fshatin Lazarat pёr asgjesimin e njё sipёrfaqe tё identifikuar tё kultivuar me kanabis sativa

6.14.2014

Durrës, atentat biznesmenit të ndërtimit, autorët largohen me një ‘Benz’ me targa të Kosovës

 

pol durersNjë atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë eshte regjistruar në sektorin Hekurudha të Plazhit të Durrësit ku një 49-vjeçar është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa ndodhej brenda makines se tij me targa italiane.

Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç, biznesmen ne fushen e ndertimit, eshte qelluar me bresheri automatiku nga nje makine ne ecje ku siaps deshmive ne vendngjarje ndodheshin dy persona te maskuar te cilet kane qelluar mbi 49 vjeçrin duke e lene te vdekur ne vend.

Policia është vënë në ndjekje të makinës nga u qëllua me armë zjarri që mësohet se është një mjet tip ‘Benz’ me targa të Kosovës 01204 KS.

Mesohet se Kujtim Dyrmishi ishte ortak me biznesmenin Xhemal Çela, i vrare ne menyre makabre pak kohe me pare, permes nje shperthimi me tritol teksa ecte me makinen e tij, pothuajse ne te njejten zone ku ndodhi vrasja e sotme.

Brazili fiton ndaj Kroacisë

 

 


NeymarBrazili ka mundur 3 – 1 Kroacinë në takimin e parë të Botërorit 2014. Ekipi vendas përballë mijëra spektatorëve të parnishëm në stadiumin “Sao Paulos” është gjendur në dizavantazh në minutën e 11’. Marselo ka shkaktuar një autogol.

Përpjekjet e brazilianëve janë konkretizuar në minutën e 29’ me golin e Nejmar që ka bërë që të gjithë të shpërthejnë në festë. Sulmuesi i Barcelonës një tjetër gol në pjesën e dytë i realizuar me 11-metërshin e akorduar gabimisht nga arbitri Nishimura. Fitoren e ka vulosur goli i Oskar në minutat shtesë.

Brazili është përballur me një kundërshtar të fortë që zhvilloi një lojë për tu vlerësuar, por ka marrë kreun e renditjes në Grupi A. Sot do të luhet ndeshja e këtij grupi mes Meksikës dhe Kamerunit, por edhe sfida tepër tërheqëse e Grupit B, Spanjë – Hollandë.

Botërori 2014, Meksika mund Kamerunin

 

 


meksike kameronKa përfunduar takimi i dytë i vlefshëm për grupin A në Kupën e Botës mes Meksikës dhe Kamerunit, të zhvilluar në stadiumin e qytetit brazilian Natal.

1 me 0 për meksikanët ishte verdikti i fushës, ndërsa takimi u karakterizua nga golat e anulluar në pjesën e parë dhe shiu i dendur gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i fitores për meksikanët u shënua në minutën e ’61-të nga Peralta.

Më herët, gjyqtarët anulluan 2 gola të Meksikës, megjithëse vendimet e tyre do të ngjallin mjaft polemika. Ndërsa goli i anulluar i Kamerunit ishte në përputhje me rregulloren.

Në përgjithësi, meksikanët e dominuan takimin duke organizuar edhe më shumë raste për shënim. Ndërsa ekipi afrikan mendoi më shumë për të mbrojtur dhe ylli i tyre Eto’o u shfaq vetëm një herë i rrezikshëm.

Me këtë rezultat, grupin e kryeson Brazili vendas me Meksikën me nga 3 pikë, por vendasit udhëheqin për shkak të golavarazhit.

Hollanda shkatërron Spanjën 5 – 1

 

 

Ekipi kampion i botës në fuqi ka kapitulluar që në ndeshjen e parë të Brazil 2014. Spanja ka humbur thellë 5 – 1 takimin me Hollandën i vlefshëm për Grupin B. ka qenë një revansh i hollandezëve për finalen e humbur 4 vjet mVan persië parë në Johanesburg.

Spanja edhe pse e ka shënuar e para me një 11-metërsh të dyshimtë nuk ka mundur të përballojë presionin e kundërshtarit. Futbollistët hollandezë kanë mbyllur në barazim pjesën e parë falë golit të kapitenit Van Persi, ndërsa pas pushimit kanë zotëruar lojën.

Hollanda ka shënuar 4 gola duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtjen spanjolle.

Botërori, sonte përballja Itali – Angli

Botërori, sonte përballja Itali – Angli

 


BuffonNë Manaus sot në mesnatë do të nisë aventura e Anglisë dhe Italisë në Kupën e Botës 2014. Një klasike europiane por e rallë në një botëror. Rasti i vetëm ku Anglia dhe Italia janë përballur në një fazë finale botërori ka qenë në vitin 1990. Përfaqësuesja italiane e fitoi 2 – 1 takimin për vendin e tretë në turneun që zhvillohej pikërisht në Gadishullin Apenin. Por trajneri Anglisë, Roy Hodgson sqaron se e njeh mirë kundërshtarin e sotëm.

Roy Hodgson (Trajner i Anglisë)

A kam beim se Anglia mund të fitojë? Jemi këtu për ta aritur diçka të tillë. Prej momentit ku u shortuam në të njëjtin grup kemi studiuar Italinë, dimë karakateristikat e secilit lojtar.

Cesare Prandelli (Trajner i Italisë)

Pritshmëritë janë të shkëlqyera, jemi përgatitur në mënyrë që zbresim në fushë të gatshëm nga ana fizike, por edhe ajo psikologjike.

Te Italia është në rrezik portieri Giggi Buffon, i cili nuk e mbyllo seancën stërvitore për shkak të një dëmtimi. Trajneri Cesare Prandelli nuk ka marrë ende një vendim për të. Megjithëse kushtet e fushës nuk janë optimale të dy ekipet do të përpiqen të dhurojnë spektakël. Sipas shoqërive të basteve italianët kanë një avantazh të lehtë duke u patur me një koefiçent më të ulët.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Uruguaji do të luajë me Kosta Rikën në Fortaleza. Në fushë për Uruguajin nuk do të jetë shënuesi më i mirë Luiz Suarez, i cili nuk është riaftësuar plotësisht dhe trajneri Oscar Tabarez ka vendosur ta lejë pushim. Favoritë për të fituar është Uruguaji. Do të luajë ndeshjet e para edhe Grupi C. Në ora 18:00 Greqia do të përballet me Kolumbinë, ndërsa në 03:00 pas mesnate është sfida Bregu i Fildishtë – Japoni.

BRAZIL 2014 MOMENTET E GOLAVE (Mexico vs Portugal 0-1)

FKT

BRAZIL 2014 MOMENTET E GOLAVE (Chile vs Australia 3-1)

FKT

brazil 2014 momentet e golave (Spain vs Netherlands 1-5)

FKT

brazil 2014 momentet e golave (Brazil vs Croatia 0-1)

FKT

6.12.2014

SHIKO BRAZIL LIVE FREE

CEROMONIA BRAZIL 2014 me koment Shqip

FKT

PER ME TEPER KLIKONI KETU: http://tvstreami.com/stream/stream7.html

SHIKO BRAZIL 2014 FREE LIVE

FKT

Ne do tu sjellim te gjitha ndeshjet e Brazil 2014 live ne faqen tone.

Gjithashtu do ju sjellim te gjitha te rejat e boterorit 2014

6.08.2014

Dreri dhe Luani

Dreri dhe Luani


Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri
re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Për sa kohë vrapoi në fushë pa drurë, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rrezikut, por kur mbërriti në pyll, në një vend me
drurë të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drurëve. Dhe pasi
nuk mundi të vrapojë më, luani e kapi.
Para se të mbaronte në gojën e luanit, dreri tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të
më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, tek të cilët kisha
plot besim.

Dy bretkosat

 


Na ishte seç na ishte,
Na ishin njëherë dy bretkosa që jetonin në një pellg.
Një ditë prej ditësh pellgu ku jetonin u tha.
Bretkosat vendosën të gjenin një pellg tjetër dhe u nisën për rrugë.
Ec e ec, ec e ec...
Arritën tek një pus.
- Hajde motër, the bretkosa e parë, hajde të futemi brenda se e gjetëm vendin e ri.
Por tjetra i tha:
- Po sikur të shterrojë uji që është aty poshtë, atëhere si do të dalim jashtë?
Mësimi: gjërat nuk duhen marrë me mendjelehtësi!

Kënga e Abetares

 


Abetare, Abetare,
Sillma diellin në dritare!
Lehtë, lehtë
e bukur, bukur,
Dora ime sa e lumtur;
Hap një faqe,
kthen një fletë,
Nëpër shkronja –
Bota vetë.
Rrjedh në fjalë plot kumbim
Gjuhë e lasht e vendit tim.
Me ty mendjen lartësoj
Me ty zemrën e gëzoj,
Bëhem zog e fluturoj.
Abetare, Abetare,
Ti je dielli në dritare.

Kur vjen 1 Qershori

Kur vjen 1 qershori,
zemra më gufon
se është festa ime,
se është festa jonë
...
Me shokët me shoqet,
lozim e këndojmë.
Prindër e mësues,
bashkë me ne festojnë.
Dhe trumcakët ciu-ciu,
në ajër lodrojnë.
Gëzuar o fëmijë,
me gjithë zemër na urojnë.
Dhe çapkënia ketrushe
për të na uruar festën,
po na sjell lule fushe.
Ja na erdhi 1 Qershori,
ç'na gëzon kraharori.

çelin lule plot hare,
midis tyre lule ne.

1 Qershori

1 Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,
Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë Një Qershori,
Rroftë festa jonë.

NJËQIND GËNJESHTRA PA NJË TË VËRTETË

 


Na ishte seç na ishte. Ishte një herë një baba me tre fëmijë që s’kishte gjë tjetër veç shpirtit dhe një kasolle të shkatërruar, një kalë, një shalë dhe një fre. Kur i erdhi çasti i vdekjes, thirri të tre bijtë e u tha:
-Unë jam duke vdekur dhe gjë e mall s’po u lë; por jetoni me nder, mos e lëshoni njëri tjetrin dhe, si mbas moshës që keni, kalin ta marrë më i madhi, i dyti të marrë shalën e i treti frerin.
Plaku dha shpirt. Mbas pak kohe vëllai i madh u tha:

-Po dal me kalin që më ra në pjesë të fitoj, mbase ia gjej edhe shalën edhe frerin.
Del dhe piqet me një tregtar të madh:
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç! Ç’e mirë të solli nga këto anë? – e pyeti tregtari.
-Doja t’i gjeja kalit shalë dhe frerë – përgjigjet ai.
-Ti jap unë – i thotë tregtari – shalë e fre, në qoftë se di të më rrëfesh njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë; përndryshe kali që ke bëhet imi.
-Mirë, e thënë e bërë – thotë vëllai i madh.
Fillon të rrëfejë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të rrëfente më shumë se tridhjetë dhe kështu që e humbi kalin.

Mbas pak kohe i shkon mendja vëllait të dytë të dalë me shalën për të fituar, që t’i gjejë kalin dhe frerin. Takon tregtarin me të cilin ishte ndeshur i vëllai.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam ardhë - i thotë vëllai i dytë - të fitoj; ndoshta i blej edhe kalin edhe frerin.
-Kalin dhe frerin t’i jap unë – ia kthen tregtari – në qoftë se je i zoti të më tregosh njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; përndryshe shala bëhet imja.
-Mirë – i thotë vëllai i dytë.
Fillon të tregojë njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë; por s’mundi të tregonte më shumë se pesëdhjetë dhe kështu që e humbi shalën dhe u kthye në shtëpi duarthatë.
Vëllai më i vogël ishte qeros, por shumë i zoti. Një ditë prej ditësh merr frerin dhe del për të fituar për të gjetur kalë e shalë.

Piqet në rrugë me tregtarin e madh, që ua kishte punuar të vëllezërve.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Kam dëgjuar – i thotë qerosi – se ti fiton me gënjeshtra dhe ti më merr frerin, unë të marr kalë e shalë.
-S’ka më mirë – ia kthen tregtari – por nisja, në qe se më nxjerr njëqind të gënjeshtërta pa një të vërtetë.
“U çova një ditë, filloi qerosi, e s’ish ditë, kishte bletë e s’kishte, i numërova e s’i numërova, i numërova e s’i numërova e s’mund t’i numëroja; hyra dhe numërova mizat e bletës e më doli një më pak. U mërzita edhe më fort pse kishte humbë një mizë blete, e mora një gjëlpërë dhe një bërthamë e shkova në breg të detit. Kur mbërrita në breg të detit, kqyra mos e shihja kund mizën e nuk e pashë; ngula atëherë gjilpërën në tokë e hypa majë gjilpërës e pashë përtej detit të zi një bujk që po e lëronte tokën me një buall e me një mizë blete. E njoha se ishte miza ime; por s’kisha si ta kaloja detin. Mbolla atëherë farën e kungullit e u ula e fjeta.
Sa fjeta unë, fara kishte mbirë e kishte lëshuar një degëzë të hollë e të gjatë mbi shpinën e detit deri në bregun përtej. U çova prej gjumit e nëpër degëz kalova detin e shkova te ai që po punonte tokën.
-Puna e mbarë!
-Mbarë e paç!
-Po si ma ke marrë mizën e bletës e punon me të? – i thashë. Be e rrufe ai, se “s’ta kam marrë, por ka ardhë vetë”.
-Mirë, - i thashë – nuk po prishemi për kaq gjë; por më laj dëmin që më ke bërë!
-Po ta laj, - m’u përgjigj –por prit sa të mbjell farën e të piqet kjo që mbolla, e ta korr, ta shij e ta hedh ndër thasë.
Sa e mbolli edhe atë që i pat mbetur, mbiu ç’ka hodhi, u rrit, u poq, e korri, e shiu e m’i mbushi thasët.
-Ja, -tha, -grurin për dëmin dhe miza jote.
Ngarkova grurin në të dy anët e mizës, hypa në mes të barrëve, u fala me bujkun e u nisa të kthehem. Kur mbërrita në mes të detit pashë se po rëndonte njëra anë e barrës, u ula në det, e numërova grurin kokërr për kokërr e më del një më tepër. Mora spatën e e çava më dysh, i bëra barrët baraz e u nisa për shtëpi. Kur hyra në oborr, mora vesh se më kishte lindur babai. Lumi kush po shkon, e lum kë po gjej. U gëzova fort e mendova t’i bëja djepin babait. Mora dyqind spatarë e i vura të presin në një pyll: por s’dolën dërrasat për djepin; mora një ashkël, që kishte mbetur në teh të spatës e doli e tepëroi edhe për një stol të vogël. Duhej të punoheshin edhe shpërgëjt. Thirra dyqind qethtarë e i vura të qethnin dymijë dhën, por s’doli leshi. Kishte mbetë një qime e vetme në teh të gërshërëve e me të mbarova shpërgëjt edhe një brez.
Një ditë më erdhi mendimi të dal për gjah. Kishim tri pushkë: dy të thyera e një pa çark, e tre zagarë: dy të ngordhur e një pa shpirt. Mora pushkën e paçark e zagarin e pashpirt e kërkova në mal e ndesha në tre lepuj: dy të ngordhur e një pa kurrëfarë jete. Me të parën herë që shtiva, vrava lepurin e pajetë e e vura në krahë. Duke ecë rrugës gjeta tri shtëpi: dy të rrënuara e njëra kishte rënë brënda; hyra në atë që kishte rënë brënda e gjeta tri plaka: dy qorre e një pa sy. Pyeta plakën e pasy nëse shihte kund ndonjë enë e ajo më dëftoi tre enë: dy të thyera e një pa bythë. Mora enën pa bythë e zjeva lepurin e pajetë; mishi më rrodhi, lëngun ma mbajti e hëngra vetë e hëngrën tri plakat.............................

-Mjaft, mjaft! –tha tregtari, -se i ke kaluar njëqind gënjeshtra pa një të vërtetë. Ja kalin, shalën, shtëpinë time e mallin tim e i gëzofsh me gjithë vëllezër.
Vajti qerosi, mori edhe dy vëllezërit e jetoi si më i miri zotëri.
Përralla në Lesh, shëndeti prej nesh.